Selin pjesë e ‘Goca dhe Gra’: Gimbo më bëri 24 dhurata për datëlindje
- 3 hours ago
- 2 min read
Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj pas përfundimit të reality show-t, duke folur hapur për marrëdhënien me Gimbon, jetën e tyre së bashku dhe planet e reja televizive.
E ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin tregoi se lidhja e saj me Gimbon ka marrë një tjetër hap, pasi çifti ka nisur bashkëjetesën.
“Jam e dashuruar, këtë e kam kuptuar më shumë pas Big Brother. Gimbo është një djalë me zemër të madhe, është shumë i kujdesshëm. [...] Partneri është një bekim i madh. Jam me fat për marrëdhënien tonë. E plotëson pazëllin e idesë që unë kam pasur për partnerin tim”, u shpreh ajo.
Selin e përshkroi partnerin si një njeri shumë familjar dhe zbuloi edhe një detaj nga jeta e tyre e përditshme: Gimbo gatuan në shtëpi.
“Thashë që nuk e doja DJ, por nuk doli keq. Gimbo është shumë familjar. Ne kemi nisur bashkëjetesën, Gimbo na gatuan”, tregoi ajo.
Por një prej rrëfimeve që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai për dhuratën që Gimbo i ka bërë për 24-vjetorin. Selin zbuloi se ai i kishte përgatitur 24 dhurata, për 24 vitet e saj, ndërsa njëra prej tyre ishte veçanërisht e kushtueshme.
“Një nga dhuratat më të mëdha kanë qenë 24 dhuratat për 24 vitet që mbushja. Më e shtrenjta ka qenë një makinë e re”, tha Selin.

“KORÇA BOOM”