top of page

I zuri korrenti duke vendosur dritat e rrugës, humb jetën punonjësi i Bashkisë/ 3 të tjerë në gjendje të rëndë!

  • 41 minutes ago
  • 1 min read

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë punimeve për vendosjen e ndriçimit rrugor. Katër punonjës ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.


Si pasojë një prej punonjësve, i identifikuar me inicialet M. S., dyshohet se ka humbur jetën.


Tre punonjës të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara zyrtarisht mbi gjendjen e tyre.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave të energjisë elektrike. Rrethanat e sakta në të cilat punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë mbeten ende për t’u sqaruar.


Ngjarja raportohet se është regjistruar në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarë kishin ngritur shqetësime lidhur me prerjen e pemëve dhe rrezikun që, sipas tyre, mund të krijonin punimet pranë rrjetit elektrik.


Pritet që Policia, Bashkia Tropojë dhe institucionet përgjegjëse të japin informacion zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes, shkaqet e saj dhe gjendjen e tre punonjësve të plagosur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page