Goditja e rëndë, ndaj Pogradecit lëshohet alarmi në Kategorinë e Parë
- 1 hour ago
- 1 min read
Alarmi është lëshuar tashmë për Kastriotin ndaj Pogradecit. Kastrioti ishte vetëm me 15 lojtarë në dispozicion për javën e parë të Kategorisë së Parë, duke qenë se merkato vazhdon e bllokuar. Sfida me Burrelin në transfertë u barazua 2 me 2, ndërsa fitorja iku nga duart në minutat e fundit.
Situata është alarmante. Nëse Kastrioti nuk zhbllokon merkaton deri më 12 shtator, do të jenë vetëm 14 lojtarë në dispozicion për sfidën e radhës ndaj Pogradecit.
Fabio Hasa si titullar u ndëshkua me karton të kuq ndaj Burrelit. Po ashtu edhe trajneri Ramadan Ndreu pas tensionit që solli ndërprerjen e ndeshjes për rreth 5 minuta.
Në rast se merkato zhbllokohet, Kastrioti mund të regjistrojë lojtarët e afruar gjatë verës dhe që ishin pa kontratë. Huazimet ranë si opsion për shkak se merkato nuk u zhbllokua para datës 1 shtator./ PanoramaSport
“KORÇA BOOM”
















