Një francez “nderon” korçarin Bledi Shkëmbi/ Struga fiton me vuajtje
- 19 hours ago
- 1 min read
Struga ka triumfuar në shtëpi përballë Sileksit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të ligës së Maqedonisë së Veriut. Sfida e zhvilluar në Strugë, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Lassana Diako. Mbrojtësi francez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, duke i “vendosur kapakun” kësaj sfide mjaft delikate.
Kështu, ekipi i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, 2 më pak se Shkëndija e Tetovës kryesuese. Në krahun tjetër me 7 pikë, Sileks mban momentalisht vendin e 6-të.
“KORÇA BOOM”
















