“Duhet reflektim, koha nuk pret”, tifozët japin alarmin te Skënderbeu
Pas rezultateve të fundit të Skënderbeut, komentet e tifozëve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe në pjesën më të madhe kritike ndaj paraqitjes së skuadrës dhe stafit teknik.
Një pjesë e tifozëve kërkojnë ndryshime në skuadër dhe te drejtimi teknik, ndërsa të tjerë shprehen se ekipi duhet të punojë më shumë për të gjetur rrugën drejt fitoreve.
Mihal Vila: “Po mirë, jemi në vend të 10-të, jemi në numrin më të mirë që kemi.”
Elton Golka: “Po ik, lëre, se nuk je për trajner për Korçën.”
Arjan Kostani: “Nuk më duket koment prej specialisti. T’ia hedhësh një pjesë të fajit fushës, ku ju bëni stërvitje, në një kohë që Tirana vjen mike, më duket absurditet. Nuk e keni konstatuar këtë ngërç gjatë stërvitjeve? Ku mendoni se keni luajtur më shpejt dhe pse në fushat e tjera nuk keni fituar? Sa javë akoma duhet të ikin që ju të gjeni vetveten? Këto nuk janë justifikime. Duhen zgjidhje. Nëse nuk keni zgjidhje dhe pyetje rreth këtyre situatave për t’u zgjidhur, atëherë ju kanë shteruar mendimet. Duhet reflektim dhe besim. Koha nuk pret. Sportdashësit duan fitore dhe jo justifikime.”
Raimondi Demirali Topalli: “Ti dhe ai zëvendëstrajneri i Skënderbeut, që unë ju mbaj mend që kur Shqipëria u bë pluhur, kështu pluralizëm ka afro tri dekada që është, që të dy ju duhet të largoheni nga Skënderbeu. Nuk jeni për atë punë. U bënë katër ndeshje, akoma nuk keni fituar njëherë dhe në të shumtën e rasteve me lojë jo bindëse, me lojë fragmentale, domethënë me hope. Epo, nuk mund të pretendosh të mos biesh nga kategoria me këtë lojë. Duhet të largoheni menjëherë nga klubi i Skënderbeut që të dy. I bëj kërkesë presidentit Ardian Takaj, si dhe drejtorit teknik të klubit të Skënderbeut, që t’i largojnë të dy këta nga drejtimi i skuadrës sonë të Skënderbeut sa nuk është vonë!”
Agim Pera: “Lojë mirë nuk shahet. Nuk pati fat Skënderbeu. Duhet që Naser, që është lojtar i mirë, të dalë në gol. Duhet të vlerësojnë çdo ndeshje me shpirt luftarak. Së shpejti do të fitojnë.”
Koco Kaskaviqi: “Mungesës së ‘fatit’, ‘të kohës së pamjaftueshme për të luajtur bashkë me lojtarët e ardhur rishtas në ekip’ (Tirana më e ndryshuar se Skënderbeu në merkato), sot iu shtua ‘fusha’ (kjo është e njëjta për të dy ekipet). Tallje! Pastaj shtohet si risi arbitrimi. Po në intervistën e radhës, a do mund të pasurohet fjalori?”
Myrvet Domazeti: “Çfarë Naser është? Ku e ke gjetur një sorrogato rruge? Vetëm nesër nuk është futbollist. Gjashtë raste, asnjë goditje të saktë nuk gjuajti. S’është futbollist.”
Ferdinand Xhaho: “Ne përherë meritojmë fitoren, futemi për tre pikë ose marrim një ose i lëmë të tria. Në këtë gjendje që ishte Tirana, nuk do të gjeni ekip më të dobët për ta mundur. Prandaj merrni lojtarë nga Gramshi dhe na i shisni si ndonjë yll. Edhe atë mirditorin e sollët si një yll dhe për fajin e tij u pësua goli në ndeshjen tjetër. Na japin penallti se bëjmë, na falin me VAR, nuk fitojmë dot. Për çfarë jeni ju, o Juli, të bisedoni me Hygertën dhe t’ju përgjigjeni pyetjeve naive të saj? Edhe njëherë: dini të stërvitni ekipin apo jo? Nëse jo, ikni. Mos na fundosni.”
Irma Sterjo Xhara: “Duhet të bëni shumë punë për të arritur te fitorja. Duhet të fitonim. Nuk ecet për në vend të mirë në renditje. Duhet thënë: do hyjmë në lojë ta fitojmë ndeshjen. Punoni sa më shumë me mbrojtjen dhe sulmin.”
Nelo Korçë: “Është mirë ta lësh ekipin sa nuk është vonë. Nuk e di pse të zgjodhën ty si trajner.”
Elton Toni: “Atë Nasri zhduke, mos e fut më në lojë. Plehrën.”
Joaquim Paulo Torres: “Lojtarët nuk e pëlqejnë trajnerin. Ai është shumë arrogant dhe nuk ka aspak përulësi.”
Landi Myftarago: “Po shko merr edhe ndonjë lojtar tjetër nga Afrika, se ka sa të duash. Thuaj presidentit, nuk është faji yt.”
Erfan Duro: “Alia në ndeshjen me Vorën duhej të rrinte në stol. Në katër ndeshje, katër gola për faj të tij.”
Edmond Osmani: “Troc muhabetit, o shok, nuk je ti për trajner. Aq e ke mundësinë, është e kotë.”
Klaudio Korçari: “Me atë lojë që bën ti, as Maliqin nuk mund dot.”
Komentet tregojnë qartë pakënaqësinë e një pjese të tifozëve, të cilët kërkojnë më shumë rezultate, lojë më bindëse dhe mbi të gjitha fitore. Kritikat janë drejtuar si ndaj trajnerit dhe stafit teknik, ashtu edhe ndaj disa prej lojtarëve të afruar gjatë merkatos.
Në anën tjetër, ka edhe tifozë që kërkojnë durim dhe më shumë punë nga skuadra, duke besuar se Skënderbeu mund të reagojë në ndeshjet e ardhshme.
“KORÇA BOOM”
















