top of page

“Lojtari i Ndeshjes” përballë Tiranës, mesfushori Drame: Skënderbeu pëson shumë, po punojmë për ta rregulluar këtë problem

31 minutes ago
1 min read

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mesfushori i korçarëve, Ousmane Drame.


“Kam dy muaj që kam ardhur dhe menjëherë më kanë bërë pjesë të organikës. Jam përshtatur mjaft mirë dhe po bëj maksimumin që të jap më të mirën time sa herë më jepet rasti që të jem në fushën e lojës.


Pësojmë? Duhet të punojmë në këtë aspekt. Kemi pësuar gola që mund të evitoheshin, por dita-ditës punojmë fort për të rregulluar edhe problemet që kemi pasur në anën difensive.


E kemi parë që në pjesën e parë nuk po shpreheshim dot lirshëm, siç donim. Reflektuam në pushim dhe në pjesën e dytë u futën me një tjetër ritëm. Zëvendësimet e trajnerit na dhanë besim dhe frymëmarrje”, tha Drame.

“KORÇA BOOM”


bottom of page