top of page

HT/ Mbyllen 45 minutat e para. Mësoni çfarë ka ndodhur në Skënderbeu-Tirana!

3 hours ago
1 min read

Sapo kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë mes Skënderbeut dhe Tiranës me avantazhin e Tiranës me rezultatin 0-1.


HT SKËNDERBEU-TIRANA 0-1

18′ Ndong


NGJARJET KRYESORE


34’ Diallo provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit bardheblu.


29’ Një harkim nga e majta e sulmit gjen Bismark, i cili devijon me kokë mbi traversë.


28’ Një goditje këndi e harkuar nga Nasr grushtohet me vështirësi nga Bekaj.


23’ Gjuajtje e Kish nga jashtë zonës, Alia bllokon sferën tokazi.


18’ GOOOL TIRANA! Aksion i shpejtë i bardhebluve me Berishën i cili nxjerr Ndong të vetëm dhe mbrojtësi nuk gabon para portës.


15’ Berisha shfaqet në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga portieri Alia.


14’ Nasr niset i vetëm në kundërsulm, por nuk ia del të kalojë Bakajn i cili e bllokon në hyrje të zonës. (VIDEO)


4’ Koçi akordon menjëherë penallti për Tiranë, pas një ndërhyrje të Seidu ndaj Voglit, por më pas shkon te shohë pamjet me VAR dhe anulon gjithçka.


1’ Nis takimi në Korçë.


FORMACIONET ZYRTARE


SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Vangjeli, Grazhdani, Janaqi, Drame, Amadu, Diallo, Nasr, Bismark, Musa.

Trajner: Julian Ahmataj


TIRANA: Bekaj, Kollej, Ndong, Ilievski, Staniç, Krymi, Vogli, Berisha, Hazrollaj, Xhixha, Kish.

Trajner: Dean Klafuriç


Gjyqtar: Andi Koçi

“KORÇA BOOM”


bottom of page