SKËNDEBREU-TIRANA ora 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”/ Ja formacionet zyrtare!
2 hours ago
1 min read
Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Tiranës hap javën e katërt të Superiores dhe do të jetë padyshim një sfidë shumë interesante për ecurinë e dy skuadrave.
Skënderbeu kthehet të luajë përballë publikut të vet në Korçë, teksa do të synojë fitoren e parë për t’iu larguar fundit.
Ndërsa Tirana synon të vazhdojë ecurinë e ndeshjes me Vorën, ku mori pikët e para, për të tentuar ngjitjen e shkallëve në renditje pas atij starti të dobët që i bëri kampionatit.
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Vangjeli, Grazhdani, Janaqi, Drame, Amadu, Diallo, Nasr, Bismark, Musa.Trajner: Julian Ahmataj
TIRANA: Bekaj, Kollej, Ndong, Ilievski, Staniç, Krymi, Vogli, Berisha, Hazrollaj, Xhixha, Kish.Trajner: Dean Klafuriç
Gjyqtar: Andi Koçi
“KORÇA BOOM”
















