top of page

Skënderbeu-Tirana sot ora 18:30/ FSHF cakton arbitrat që do të gjykojnë në Korçë (EMRAT)

6 hours ago
1 min read

Skënderbeu – Tirana do të jetë ndeshja që do të ngrejë siparin e javës së katërt në “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të zhvillohet në Korçë do të nisë në orën 18:30.


Për këtë përballje, FSHF ka emëruar trupën e arbitrave që do të jenë në fushë për të vendosur drejtësi. Kryesor është caktuar Andi Koçi, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Rexhino Mersinasi dhe Elvis Gjoka. Sa i takon arbitrit të katërt, ky rol do të mbulohet nga Albano Stolaj.


Në VAR është vendosur Enea Jorgji, ndërsa në aVAR do të monitorojë Erjon Bylykbashi.


Arbitër kryesor: Andi Koçi


Asistenti i parë: Rexhino Mersinasi


Asistenti i dytë: Elvis Gjoka


Arbitër i katërt: Albano Stolaj


VAR: Enea Jorgji

“KORÇA BOOM”


aVAR: Erjon Bylykbashi

bottom of page