SKËNDERBEU-TIRANA/ Bardheblutë tundin rrjetën në Korçë
Skënderbeu kthehet të luajë përballë publikut të vet në Korçë, teksa do të synojë fitoren e parë për t’iu larguar fundit.
Ndërsa Tirana synon të vazhdojë ecurinë e ndeshjes me Vorën, ku mori pikët e para, për të tentuar ngjitjen e shkallëve në renditje pas atij starti të dobët që i bëri kampionatit.
LIVE SKËNDERBEU-TIRANA 0-1
18′ Ndong
23’ Gjuajtje e Kish nga jashtë zonës, Alia bllokon sferën tokazi.
18’ GOOOL TIRANA! Aksion i shpejtë i bardhebluve me Berishën i cili nxjerr Ndong të vetëm dhe mbrojtësi nuk gabon para portës.
15’ Berisha shfaqet në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga portieri Alia.
14’ Nasr niset i vetëm në kundërsulm, por nuk ia del të kalojë Bakajn i cili e bllokon në hyrje të zonës.
4’ Koçi akordon menjëherë penallti për Tiranë, pas një ndërhyrje të Seidu ndaj Voglit, por më pas shkon te shohë pamjet me VAR dhe anulon gjithçka.
1’ Nis takimi në Korçë.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Vangjeli, Grazhdani, Janaqi, Drame, Amadu, Diallo, Nasr, Bismark, Musa.
Trajner: Julian Ahmataj
TIRANA: Bekaj, Kollej, Ndong, Ilievski, Staniç, Krymi, Vogli, Berisha, Hazrollaj, Xhixha, Kish.
Trajner: Dean Klafuriç
Gjyqtar: Andi Koçi
“KORÇA BOOM”
















