Kapet miu që udhëtonte ‘pa biletë’ në tavanin e autobusit në Shqipëri!
Një situatë e pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një autobus të linjës së Ndroqit, ku një mi është parë duke lëvizur në pjesën e sipërme të mjetit, mbi hapësirën e pasagjerëve.
Prania e brejtësit ka shkaktuar habi dhe reagime te qytetarët që po udhëtonin drejt Tiranës, të cilët u përballën papritur me një “pasagjer” të pazakontë gjatë udhëtimit.
Pamjet e bëra publike tregojnë miun duke lëvizur mbi tavanin e brendshëm të autobusit, ndërsa pasagjerët e kanë vënë re dhe kanë reaguar ndaj situatës.
Ngjarja ngre gjithashtu pikëpyetje lidhur me kushtet e higjienës dhe mirëmbajtjes së mjeteve të transportit publik. Prania e brejtësve në një autobus urban përbën një situatë të pazakontë dhe kërkon vëmendje sa i përket standardeve të pastërtisë dhe kontrollit të mjeteve.
Nuk dihet ende se si miu ka përfunduar brenda autobusit apo nëse ndaj situatës është marrë ndonjë masë nga operatori i linjës.
“KORÇA BOOM”
















