Skënderbeu kthehet në “identitet”, skuadra korçare përgatitet të “kafshojë” Tiranën
6 hours ago
1 min read
Përmes një postimi të radhës në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka postuar banerin e ndeshjes, ndërsa në foto krahas informacioneve për duelin me Tiranën (sot ora 18:30), shfaqet figura e “ujkut”, simboli që identifikon ekipin korçar.
Sfida në fjalë ka të bëjë me javën e 4-të në Abissnet Superiore, ndërsa vendasit e drejtuar nga Julian Ahmataj janë të “uritur” për të marrë fitoren e parë kundrejt Tiranës.
Pas 3 javësh të zhvilluara në kampionat, Skënderbeu mban vendin e fundit të tabelës me vetëm 1 pikë.
“KORÇA BOOM”
















