top of page

Operacioni “Informacioni”/ Kapet me p*stoletë dhe municion, arrestohet 30-vjeçari

1 hour ago
1 min read

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi është kapur duke mbajtur pa leje një armë zjarri dhe municion luftarak.


Policia bën me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, i zhvilluar në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.


Në pranga ka rënë shtetasi Haki Koka, 30 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11.


Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.


Në momentin e ndërhyrjes në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare me inicialet K. Sh., banuese në Tiranë.


Ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page