top of page

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Skënderbeu mbetet në fund, Tirana parakalon dy rivalë

47 minutes ago
1 min read

Dueli mes Skënderbeut dhe Tiranës dje hapi siparin e javës së katërt të Superiores. Të dy skuadrat ndanë pikët në përballjen që rezultoi tepër e luftuar.


Me barazimin e regjistruar në Korçës, bardhekuqtë e Juljan Ahmatajt u ngjitën në kuotën e 2 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 10-të, me pikë të barabarta me Elbasanin dhe Vllazninë që kanë nga një ndeshje më pakë, ndërkohë që Tirana, ngjitet në kuotën e 4 pikëve në po kaq javë, duke mbajtur përkohësisht vendin e pestë, teksa ka parakaluar momentalisht Vorën dhe Partizanin.


Katër duelet e radhës të javës së katërt luhen dy ditën e shtunë dhe 2 të dielën.


Java 4

DJE 11 shtator

Skënderbeu – Tirana 1-1


SOT 12 shtator

Partizani – Dinamo City ORA 16:00

Teuta – FK Vora ORA 18:30


E DIELË 13 shtator

KF Laçi – Vllaznia ORA 16:00

AF Elbasani – Egnatia ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page