top of page

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, disa të plagosur nga përmbysja e një automjeti

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Tunelit të Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.


Nga të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa shpejtësia e lartë mendohet të ketë qenë një nga faktorët kryesorë të aksidentit.


Si pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur. Ekipet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar.


Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar çdo rrethanë që lidhet me ngjarjen./ euronews

"KORÇA BOOM


bottom of page