LAJMI I FUNDIT/ Aksident rrugor pranë Pocestës, fatmirësisht pa të lënduar
- 2 hours ago
- 1 min read
Gjatë ditës së sotme, një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Pocestë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Nga informacionet e para rezulton se në ngjarje ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe respekt të rregullave të qarkullimit rrugor.
"KORÇA BOOM"



















