top of page

"Kemi tre orë të bllokuar"/ ARRSH e prezantoi si zgjidhje pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd, qytetari: Situatë shumë e rrezikshme në Moglicë

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Situatë dramatike e kanë cilësuar qytetarët atë që po ndodh në Moglicë, në atë që u prezantua si një zgjidhje alternative për të ndihmuar qytetarët të lëvizin, pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd.


Një qytetar ka deklarua se në terren ka forca të shtuara policore që po mundohen të rregullojnë kalimin e automjeteve.


“Situatë shumë e keqe në Moglicë. Kemi tre orë të bllokuar pasi u kthyem nga Qukësi. Prezencë policie disa patrulla por situata shumë e rrezikshme. Uroj që ata që nuk kanë dalë akoma të dalin shëndoshë e mirë.


Janë mbi 30-40 fordigo që qendrojnë anës rrugës dhe nuk kalojnë dot”, tha ai./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page