top of page

Lajmi i mirë për drejtuesit e mjeteve: Rihapet rruga Maliq–Moglicë–Gramsh

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pas rreth tre orësh bllokim është rihapur aksi alternativ Maliq–Moglicë–Gramsh, i prezantuar si rrugë alternative për segmentin Prrenjas–Librazhd.


Sipas raportimit të gazetares Lorena Kodra, rruga aktualisht është e hapur në dy korsi dhe trafiku po qarkullon normalisht.


Mirëmbajtja e aksit Maliq–Moglicë–Gramsh është kontraktuar nga kompania Gjikuria.


Megjithatë, përveç problematikave të shumta që ka shfaqur rruga e ndërtuar vitet e fundit, situata u rëndua edhe nga kalimi i disa trajlerave, të cilët paralizuan përkohësisht qarkullimin dhe shkaktuan radhë kilometrike automjetesh.

"KORCA BOOM"


bottom of page