top of page

Lajmi i fundit /E rëndë në autostradë, tentoi të kalonte rrugën dhe humbi jetën

  • Jun 6
  • 1 min read

Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.


Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë autostradën në momentin kur është goditur nga mjeti që po qarkullonte në këtë aks rrugor. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale.


Si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.


Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje lidhur me këtë aksident fatal

“KORÇA BOOM”


bottom of page