top of page

Lajmi i fundit/ Kanosen me th*kë dhe i marrin paratë

7 hours ago
1 min read

Një person është proceduar penalisht në Elbasan, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me thikë një shtetas dhe i kanë marrë një shumë parash.


Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Elbasan. Dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kërcënuar me thikë shtetasin dhe më pas i kanë marrë paratë.


Pas kallëzimit të bërë nga i dëmtuari, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Në vijim të veprimeve hetimore është bërë identifikimi i njërit prej personave të dyshuar, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page