top of page

Lajmi i fundit: Ndryshim surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Kastrioti!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ka pasur ndryshim në datën dhe orën e zhvillimit të takimit mes Skënderbeut dhe Kastriotit në Korçë. Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej ditën e shtunë, më 31 janar, por lajmi i fundit konfirmon se takimi do të zhvillohet ditën e premte, më 30 janar, në orën 13:30 minuta.


Sipas informacionit nga sektori i garave, ky ndryshim është bërë për shkak të parashikimeve për mot të keq ditën e shtunë, me reshje bore dhe kushte të pafavorshme që mund të rrezikonin zhvillimin e ndeshjes. Vendimi u mor për të siguruar që takimi të zhvillohet në kushte më të sigurta dhe pa pengesa për lojtarët dhe tifozët.


Ky është një ndryshim i rëndësishëm për tifozët dhe të gjithë të interesuarit, ndaj organizatorët nxisin që të gjithë të planifikojnë mbërritjen e tyre në stadium sipas orarit të ri.


JAVA 20

30 janar 2026 (E Premte)

Ora 13:30 Skënderbeu-Kastrioti


31 Janar 2026 (E Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia


1 Shkurt 2026 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

"KORCA BOOM"


bottom of page