Lajmi i fundit /Një ofertë e papritur trondit Skënderbeun, trajneri Gjoka drejt një rrugëtimi të ri?
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Updated: 10 hours ago
Lajmi më i fundit që vjen nga ambientet sportive flet për një zhvillim të rëndësishëm në stolin e Skënderbeut. Trajneri Ernest Gjoka është shumë pranë largimit nga skuadra korçare, për shkak të një oferte të ardhur nga Partizani.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se oferta është drejtuar si në drejtim të presidencës së Skënderbeut, ashtu edhe vetë trajnerit Gjoka. Ky i fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare, as ka pohuar, e as ka mohuar mundësinë e kalimit te Partizani.
Ky informacion u bë publik pak minuta më parë në një studio sportive, dhe tani pritet me interes të madh se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Gjokës dhe i presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj.
Nëse marrëveshja konkretizohet, atëherë Ernest Gjoka mund të rikthehet sërish në pankinën e një prej klubeve më të mëdha në vend, ndërsa Skënderbeu do të duhet të nisë menjëherë kërkimin për një pasues.
