top of page

LAJMI I FUNDIT/ Shqiptari dhe 70-vjeçari grek gjenden të vdekur në Kalamata! U qëlluan me breshëri automatiku

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 5
  • 1 min read

Viktimat ishin pronari 70-vjeçar i një kampingu në zonë dhe kujdestari i kampingut, rreth 55 vjeç.


Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar në Greqi. CNN.gr shkruan se vrasja e dyfishtë ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Viktimat ishin pronari 70-vjeçar i një kampingu në zonë dhe kujdestari i kampingut, rreth 55 vjeç.


Një sulmues i panjohur hyri në recepsionin e kampingut dhe qëlloi 70-vjeçarin që ndodhej atje në atë kohë, duke e plagosur për vdekje. Krimi ndodhi në sy të 55-vjeçarit, i cili u përpoq të arratisej, me autorin e panjohur qëlloi edhe atë, duke e lënë të vdekur.


Autori i krimit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se arma e autorit të krimit ka qenë një pushkë gjahu.


Oficerët e policisë të Nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Messinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes së krimit të dyfishtë, po mbledhin të gjitha provat me qëllim kapjen e autorit. Sipas informacioneve, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se mes tyre kishte ndodhur një incident i rëndë kohë më parë, por pa asnjë pasojë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page