LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu në Superligë. Pogradeci bie në Laç
- 5 hours ago
- 1 min read
Skenderbeu - Kastrioti 4-0
Shënues: Nasr 36', 77', Janaqi 37', Gjinollari 49' (autogol)
Skënderbeu me fitore të thellë ndaj Kastriotit, Laçi ndal “liqeonorët” në transfertë.
Në stadiumin "Skënderbeu" u luajt sfida mes Skënderbeu dhe Kastrioti, e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit, e cila u mbyll me një fitore të thellë 4-0 për vendasit.
Skënderbeu e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola brenda një minute. Nasr hapi serinë në minutën e 36’, ndërsa Janaqi dyfishoi shifrat në të 37’. Në pjesën e dytë, autogoli i Gjinollarit në minutën e 49’ dhe goli i dytë i Nasr në të 77’ vulosën triumfin e pastër të korçarëve, që dominuan plotësisht takimin.
Ndërkohë, në një tjetër sfidë të javës, Laçi mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj PogradeciT, duke i dhënë një goditje shpresave të skuadrës liqenore për objektivat sezonalë.
Laçi e menaxhoi mirë ndeshjen dhe siguroi tre pikë të vlefshme, ndërsa Pogradeci nuk arriti të reagojë për të ndryshuar fatin e takimit.
Me këto rezultate, Skënderbeu dhe Laçi sigurojne Superligën.
Java 31 (SOT)
15:00 Skënderbeu – Kastrioti 4-0
15:00 Laçi – Pogradeci 2-0
15:00 Apolonia – Besa 1-2
15:00 Lushnja – Iliria 0-3
15:00 Luftëtari – Burreli 2-0
15:00 Kukësi – Korabi 1-1
"KORÇA BOOM"
















