top of page

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i 75-vjeçares Flora Hoxha pas 24 orësh kërkime

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Burime pranë policisë lokale bëjnë të ditur se 75-vjeçarja Flora Hoxha është gjetur e mbytur pranë lumit Devoll. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm dhe nuk është rikthyer më.


Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit, i cili prej tre ditësh kishte qenë plotësisht i mbuluar me ujë për shkak të prurjeve të larta.


Menjëherë pas njoftimit për humbjen e saj, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave civile u angazhuan në një operacion kërkimi përgjatë zonës. Pas kërkimeve intensive që zgjatën gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës, vetëm mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të saj.


Fatkeqësisht, e moshuara u gjet pa shenja jete, duke i dhënë fund me tragjedi kërkimeve që kishin mbërthyer në ankth familjarët dhe komunitetin lokal.


NJOFTIMI I POLICISË:


Devoll / Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera, sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page