LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me *më zjarri në Korçë, dyshohet për një viktimë
- 18 hours ago
- 1 min read
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.
Informacionet e para nga ngjarja janë ende të pakta dhe nuk dihen rrethanat në të cilat kanë ndodhur të shtënat.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim të plotë zyrtar nga Policia që të konfirmojë identitetin e personit të përfshirë apo dinamikën e ngjarjes.
Po ashtu, nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për autorin ose autorët e mundshëm, motivin e të shtënave apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Pritet që Policia të japë informacion të mëtejshëm për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
"KORÇA BOOM"
















