top of page

“Lamtumirë …”/ Dhimbje për ndarjen nga jeta të Jani Zoicës

  • 3 days ago
  • 1 min read

Sot humbëm një mik, një njeri model dhe një restaurator të jashtëzakonshëm. Jani Zoicën.


Jani ishte një njeri i rrallë, modest, fisnik dhe me një përkushtim që vështirë se gjendet sot. Gjatë gjithë jetës së tij ai iu dedikua restaurimit të kishave, xhamive dhe afreskeve, duke ruajtur me mjeshtëri historinë, besimin dhe trashëgiminë tonë kulturore.


Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë pranë tij.


Nuk e di nëse ky ishte shtrëngimi i fundit i duarve, por kështu do të të kujtoj gjithmonë: me buzëqeshje, humor, pozitivitet dhe një forcë të jashtëzakonshme karakteri.


Lamtumirë mik! U prehsh në paqe!

“KORÇA BOOM”


bottom of page