Lamtumirë, doktorit të mirënjohur Thoma Topalli!
- 6 hours ago
- 1 min read
Ndahet nga jeta të mjeku i mirënjohur Thoma Topalli, një prej figurave më të respektuara të shëndetësisë pogradecare, ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Boston, SHBA.
Thoma Topalli lindi në Pogradec më 30 mars 1936. Pas përfundimit të studimeve universitare në Gjermani, ai iu përkushtua shërbimit ndaj qytetarëve të vendlindjes së tij.
Karrierën në Spitalin e Pogradecit e nisi më në 1963 si mjek i përgjithshëm, ndërsa prej datës në 1971 ushtroi detyrën e mjekut obstetër-gjinekolog deri në daljen në pension në vitin 2000.
Gjatë veprimtarisë së tij profesionale mbajti edhe detyra drejtuese si drejtor i spitalit dhe shef i Shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë. Ai u dallohej për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e kolegëve, pacientëve dhe gjithë komunitetit pogradecar.
Bashkia Pogradec i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të doktor Thoma Topallit për këtë humbje.
Mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar!
Lamtumirë, Doktor! U prehsh në paqe.
“KORÇA BOOM”













