top of page

Lamtumirë, Geni!

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Ka disa humbje që i ndjen edhe kur nuk i ke pranë. Humbja e Genit ishte nga ato që të bëjnë të mbash frymën, të trishtohesh dhe të ringresh pyetjet e mëdha që lidhen me jetën, me arsyen dhe mosarsyen, me rendin e gjërave, me kohën, me njeriun.


Në ato momente, ka diçka hyjnore që ulet mes nesh dhe që na bën të mendojmë më tepër për të mirën dhe të përbashkëtën tonë, përballë vdekjes që gjithmonë harrojmë sa pranë e kemi.


Për ato pak çaste të gjithë bëhen më të mirë.


Por ka disa njerëz të veçantë, si Geni, që zgjedhin të jenë të mirë gjithë kohës, jo prej frikës, por prej dashurisë për njeriun.


Lamtumirë, Geni!

“KORÇA BOOM”


bottom of page