Lamtumirë Shkëlqim Mullalli!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot u nda nga jeta Shkëlqim Mullalli, specialist dhe profesionist i shquar i frutikulturës, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e këtij sektori, jo vetëm në rajonin e Korçës, por në mbarë Shqipërinë.
Ai ishte anëtar i Këshillit Administrativ të ADAD Malore prej 25 vitesh dhe njëkohësisht bashkëthemelues i AGRIVET në Zëmblak, prodhuesi më i madh i fidanëve frutorë në vend.
Kontributi i tij profesional dhe njerëzor ka lënë gjurmë të thella dhe do të mbetet një vlerë e çmuar për sektorin e bujqësisë.
Do të na mungojë të gjithëve!
Qoftë i xhenetit.
“KORÇA BOOM”



















