Largohet një trajner nga Kategoria e Parë, Ditmar Bicaj nuk është më në Lushnjë
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Trajneri Ditmar Bicaj nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të ekipit të Lushnjës në këtë sezon. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiakja e qytetit, e cila bëri me dije se shumë shpejt do të afrohet edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit.
Lushnja në këtë sezon ndodhet në një pozicion të vështirë dhe ndjen rrezikun e fundit të tabelës, ndërsa arsyet e largimit të Bicajt nuk janë bërë publike. Vetë ish-trajneri ka deklaruar disa herë më parë se ekipi nuk kishte impenjimin e duhur dhe kjo kishte ndikuar në rezultatet e dobëta të skuadrës.
Afati i ardhjes së trajnerit të ri pritet të jetë shumë i shpejtë, ndërsa tifozët dhe stafi shpresojnë që ndryshimi të sjellë përmirësim në performancën e ekipit.
"KORCA BOOM"



















