RENDITJA/ Asnjë si Skënderbeu. Rruga drejt superligës e “shtruar”. 2025 foli korçarçe në këtë kategori!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Ditën e djeshme Skënderbeu mbylli kategorinë e parë për vitin 2025-së, ndërkohë që në fund të këtij rrugëtimi të deritanishëm skuadra bardhekuqe tregoi se është thjesht për një “shëtitje” këtë sezon, pasi jo më kot kryeson i vetëm, madje i shkëputur nga ndjekësit.
Superliga nga ky moment është çështje kohe për Skënderbeun, ndërkohë që 40 pikë në 17-të javë nuk janë pak, duke treguar se 2.4 pikë për ndeshje janë një mesatare vërtet e lartë.
Në vendin e dytë është Laçi me 33 pikë dhe Pogradeci në vendin e tretë me 32 pikë, ndërkohë që këto dy ekipe duket se od të zgjidhin mes tyre dilemën e vendit të dytë, pasi kreu as që nuk mendohet të cënohet.
17-të javë janë më shumë se gjysma e kategorisë së parë, ndërkohë që 33 javë janë gjithsej për tu luajtur dhe rruga për në superligë është e “shtruar”.
Skënderbeu tani e ka vetëm çështje kohe superligën, duke pritur ta sigurojë atë edhe matematikisht.
Tashmë nga sot fillojnë pushimet dhe sërish Skënderbeu do të rikthehet në fushë në datën 10 janar 2026 në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që koha është e mjaftueshme që skuadra të ruajë thjesht formën, pasi ky është ritmi që prisnin të gjithë, madje skuadrat e tjera duhet të jenë “mërzitur” që kanë parë dhe do të shikojnë në krye vetëm Skënderbeun.
JAVA 17
Luftëtari-Pogradeci 2-3
Apolonia-Laçi 0-2
Kastrioti-Lushnja 2-1
Besa-Iliria 3-1
Kukësi-Skënderbeu 0-1
(23 dhjetor)
ORA 12:00 Korabi-Burreli
“KORÇA BOOM”



















