top of page

POLICIA/ 7 arrestime dhe procedime në Korçë, Bilisht dhe Kolonjë, Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Policia Rrugore arreston/procedon 7 shtetas, pasi drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt dhe/ose shkelën rregullat e qarkullmit rrugor.


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Korçë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj fundjave, u arrestuan në flagrancë shtetasit:


-A. G., 50 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap në aksin rrugor "Bilisht-Hoçisht", duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;


-B. F., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;


-B. G., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u kap në aksin rrugor "Bilisht-Miras", duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.


Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor "Korçë-Kolonjë", në fshatin Borovë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Ersekës dhe është jashtë rrezikut për jetën;


-Dh. T., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Dardhë”, pranë kryqëzimit të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë drejtuesi;


-për 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjehershëm.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page