top of page

Landi i West Side Family rrëfen detaje nga jeta e Mirit në Big Brother Vip

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, i njohur si Miri, banor i Big Brother Vip 5.

Landi ndau për publikun bisedat me Mirin para se ky i fundit të hynte në shtëpinë më të famshme, duke treguar se e ndjek vazhdimisht. Ai madje ka bërë abonimin në Digitalb për të ndjekur mikun e tij.


“Është momenti që Miri të marrë atë që i takon, për veten dhe grupin e tij. Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen, sidomos me gocën. Nëse gjithçka ecën si duhet, ka më shumë mundësi që familja të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen,” tregoi Landi.


Ai shtoi: “Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndetin mendor, të tjerat nuk kanë rëndësi’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor.”

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page