Mbi 4 mijë masa administrative në një javë, alarm për drejtuesit e pakujdesshëm
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia Rrugore e Tiranës bëri bilancin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve gjatë javës nga 15 deri më 21 dhjetor 2025. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 4,744 masa administrative.
Nga këto, më të shpeshtat janë:
1,838 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara
1,207 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit
722 për mosvënien e rripit të sigurimit
653 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
250 për mosrespektim të radhës së qarkullimit
74 për parakalim të gabuar
Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe vepra penale në qarkullim:
janë arrestuar 32 persona
janë bllokuar 53 automjete
Policia Rrugore apelon te të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se kjo është jetike për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës. Kontrollet janë intensifikuar, sidomos për shkak të afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes në kryeqytet.
"KORCA BOOM"



















