top of page

FOTO/ Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Pak minuta më parë, drejtori i IMT-së dhe inspektori, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident.


Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.


Në momentin që kanë qenë forcat e IMT dhe policisë bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike.


Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstaktimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë personat.


Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në sherr.


NJOFTIMI


Vlorë/Informacion paraprak


Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.


Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.


Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page