top of page

Përplasje e fortë në aksin Elbasan–Përrenjas, dy vajza përfundojnë në spital

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan–Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar dhe bllokim të qarkullimit.


Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduara dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve. Ato janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.


Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa aksidenti ka krijuar trafik dhe kolaps në qarkullim për rreth 40 minuta.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page