top of page

Largohet papritur nga posti, mesazhi i saj i fundit po bën bujë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Arlinda Pogaj është liruar nga detyra si drejtuese e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale.

Përmes një deklarate publike, Pogaj e cilësoi drejtimin e këtij institucioni si një privilegj dhe një përgjegjësi të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se gjatë mandatit të saj OBP u ndërtua dhe u konsolidua nga e para, duke fituar besimin e institucioneve kryesore publike në vend.


Në mesazhin e saj, ajo shprehu mirënjohje për ministrin Blendi Gonxhja, i cili i besoi drejtimin e institucionit, si dhe për ministren Delina Ibrahimaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës.


Pogaj falënderoi gjithashtu Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj misionit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në reformimin dhe modernizimin e sistemit të prokurimit publik.


Duke bërë një bilanc të punës së institucionit, ajo nënvizoi se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit.


Sipas saj, OBP ka ofruar shërbime për 242 institucione publike, duke përfshirë spitale, qendra sociale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, strukturat e ushtrisë, policisë dhe institucione të tjera me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe administratën shtetërore.


Largimi i Pogajt vjen në një moment kur Operatori i Blerjeve të Përqendruara konsiderohet një nga institucionet kyçe në menaxhimin e procedurave të prokurimit publik në vend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page