“Laçi bën futbollin më të bukur në Kategorinë e Parë”, kapiteni Zguro: 8 pikë larg Skënderbeut? Pogradeci shpallet kampion, ma nxirrni videon në fund të sezonit
- Korca Boom
- 2 days ago
- 2 min read
Kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, është nga ata futbollistë i cili përveç performancës prej lideri në fushën e lojës, shquhet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta në studiot televizive. Në një lidhje të drejpërdrejtë për emisionin “Mega Sport”, 32-vjeçari ka folur me doza optimiste, duke besuar se në fund të sezonit, skuadra liqenore do të shpallet kampione e Kategorisë së Parë, pavarësisht diferencës prej 8 pikësh nga kryesuesit e Skënderbeut.
“Duroni dhe nja 4 muaj dhe do të jemi në Superiore. Të sigurt s’ka asgjë, por do ta provojmë siç e provuam vjet.
Kur ika nga Partizani iu thashë që Pogradeci ka një projekt të madh. Vjet nuk ishte fati me ne, po e vazhdojmë tani, shpresojmë që ta realizojmë këtë sezon. Kemi dy rivalë të fortë si Skënderbeu dhe Laçi.
Trajneri Çela ka gjetur çelësin e suksesit, të gjithë lojtarëve po iu merr maksimumin. Shpresojmë që të mbajmë ritmin dhe shumë shpejt të kapim dy vendet e para.
Skënderbeu dhe Laçi e kanë super të vështirë me ne. Dy ndeshje me Laçin kemi 4 pikë, dy ndeshje me Korçën kemi 3 pikë.
Po ta kapim nga përvoja, s’duhet të dalë Egnatia kampion fare, t’ia japin këtyre ekipeve me eksperiencë.
Unë jam simpatizanti i Skënderbeut pasi kam luajtur atje, por për mendimin tim, Laçi bën futbollin më të bukur në Kategorinë e Parë.
Skënderbeu fiton në fund? O ju ecën o e kanë strategji, nuk di ta them. Kanë marrë shumë ndeshje në fund. I durojnë ndeshjet, nuk mërziten. Kjo kategori kështu është. Është ligë që nuk ka shumë futboll. Edhe ne me Skënderbeun, në fund humbëm, i kthyem reston në një farë mënyrë.
Në Kategorinë e Parë nuk ka shumë futboll efektiv, me përjashtim të ekipeve të kreut.
Vora me lojtarët e Kategorisë së Parë, të gjithë lojtarët hapat e para në Kategorinë e Parë i hedhin. Po të isha Drejtor Sportiv në një klub do të merrja me qejf shumë lojtarë, mbi 6-7 lojtar.
Ka dhe në Kategori të Dytë lojtarë që mund të luajnë pa frikë në Superiore. Thjesht duhet t’iu japin besim dhe mundësinë. Pa mundësinë nuk ka vlerë aftësia. Në Shqipëri nuk pret koha, nuk kanë nge t’i shikojnë lojtarët, po humbe 3 ndeshje ikën.
Në një ekip po nuk qeve të gjithë në një mendje për të bërë diçka kot sa futesh. Gara do të jetë shumë e fortë.
Punët e merkatos i di stafi, unë jam në fushë.
Pogradeci këtë vit del kampion. Në vend të parë. Jemi 1 pikë larg Laçit, 8 pikë larg Skënderbeut. Mbaje regjistrim këtë video në fund të sezonit ma nxirr.
Unë personalisht si lojtar kështu kam besimin dhe kështu besoj se do të dalë.
Ka eksperiencë Tan Takja, por ka edhe lojtarë me eksperiencë ekipi tjetër, njëçik më shumë se ekipi i Tan Takes.
Për president ngelet për t’u parë. Dhe presidenti i Egnatias, nuk ka shumë eksperiencë, por ka dy vite kampion. Sot në futboll dhe në Shqipëri, ka më shumë pjesa e investimit. Kush ka investim ka eksperiencë”, u shpreh Zguro./ ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
“KORÇA BOOM”



















