top of page

Laçi ndalet sërish në barazim, Pogradeci merr pikë të vlefshme jashtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 3
  • 1 min read

Supersfida e kësaj jave në Kategorinë e Parë, ajo mes Laçit dhe Pogradecit, u mbyll me barazim 0-0. Takimi, i zhvilluar mes skuadrës vendase që mban vendin e dytë dhe ekipit pogradecar në vend të tretë, kishte rëndësi të veçantë pasi të dyja ekipet luftojnë për një vend që çon direkt në Superiore.


Gjatë ndeshjes, Laçi dominoi lojën dhe kërkoi vazhdimisht golin, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Ndërkohë, Pogradeci u mbrojt me kujdes dhe u përpoq të rrezikonte me kundërsulme të shpejta.


Ky barazim pa gola la të pakënaqur skuadrën vendase, pasi është rezultati i katërt radhazi që përfundon në barazim për ta. Kurbinasit nuk shfrytëzuan mundësinë për t’u shkëputur në renditje, ndërsa ky rezultat u dha mundësi rivalëve të tjerë të afrohen.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page