top of page

Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëroi se protesta e thirrur me 22 dhjetor, do të marrin tjetër formë deri në grevë urie me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.


Berisha theksoi se për t'u përballur me qevrinë Rama, protestat e qëndrushme janë jetike. 


“Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, greva urie dhe me të gjitha format. Nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë, jemi të vendosur. Protestat tona dhe të gjithë ne duhet ta kemi të qartë se, me këtë regjim, protesta e qëndrueshme është jetike. Ato janë format që rrëzojnë diktaturat.


Angazhimi sa më i madh i të rinjve në këtë betejë është thelbësor, sepse opozita dhe shqiptarët do ta fitojnë. Enver Hoxha, që i kishte pa llogari, absolutisht ta kemi shumë të qartë se i gjithë korrupsioni i tij në 45 vite diktaturë nuk është as gjysma e korrupsionit të drejtorëve të bashkisë”, tha Berisha./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page