top of page

Liqenorët humbasin një tjetër miqësore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13, 2023
  • 1 min read

Pogradecarët kanë zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë më ekipin e Flamurtarit, ku kanë pësuar humbje dhe kjo në një masë e pranueshme për faktin se akoma ekipi nuk ka marrë formë të plotë.

Liqenorët e filluan lojën me këta futbollistë: Beqiri, Ivani, Pura, Blacëri, Lipo, Këndezi, Demaj, Rrapo, Shkulaku, Topllari dhe Alillari. Por u aktivizuan edhe disa futbollistë të rinj. Liqenorët kanë pësuar dy gola të shënuar nga vlonjatët në minutën e 8-të nga D. Pjeshka dhe më pas ka dyfishuar Metani në minutën e 18-të, pra dy gola të shpejtë që ngelen në fuqi deri në fund të këtij takimi miqësor.



bottom of page