KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon axhenda e Skënderbeut. Ja kur luan dhe kur luhen ndeshjet e tjera!
FSHF ka ndryshuar axhendën e tre ndeshjeve të turit të parë të Kupës, duke i afruar ato për datën 6 tetor, në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret San Marinon në Ligën e Kombeve.
Skënderbeu-Naftëtari, Flamurtari-Gramshi dhe Besëlidhja-Sopoti janë tre duelet e këtij turi që do të luhen në të njëjtën ditë me ndeshjen e Kombëtares, duke filluar nga ora 13:30. Ndërkohë, të 13 sfidat e tjera për momentin janë planifikuar të luhen një ditë më vonë, më datë 7 tetor.
KUPA E SHQIPËRISË
Turi i parë
06.10.2026 ora 13:30
Skënderbeu – Naftëtari
Flamurtari – Gramshi
Besëlidhja – Sopoti
07.10.2026 ora 13:30
Bylis – Albpetrol
KF Laçi – Këlcyra
Pogradeci – Delvina
Iliria – Veleçiku
Besa – Devolli
Kastrioti – Luz i Vogël 2008
Burreli – Eagle Football
Korabi – Tërbuni
AF Luftëtari – Tomori
Kukësi – Erzeni
Apolonia – Maliqi
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti
“KORÇA BOOM”
















