top of page

Doli për shëtitje me babain, por gjithçka u kthye në tragjedi! 3-vjeçari humb jetën nga gurët

14 minutes ago
1 min read

Një shëtitje me të atin u kthye në tragjedi për një 3-vjeçar në Kayseri të Turqisë.

Vogëlushi, Kaan Şen, humbi jetën pasi u godit nga gurë që u shkëputën nga një zonë shkëmbore pranë vendit ku po ecte së bashku me babain.


Sipas raportimeve të mediave turke, 3-vjeçari kishte dalë për shëtitje me të atin. Gjatë rrugës, fëmija u lodh dhe babai e mori në krahë për të vijuar ecjen.


Në atë moment, nga zona shkëmbore pranë tyre u shkëputën disa gurë, të cilët ranë mbi babain dhe djalin. Një prej gurëve goditi 3-vjeçarin në kokë, duke e plagosur rëndë.


Ekipet mjekësore mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë fëmijës. Më pas, ai u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.


Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page