SKËNDERBEU më 4 tetor vjen kombëtarja e Ukrainës në Korçë. Miniturne mes 3 shteteve!
2 ekipe nga Shqipëria për veteranë, Skënderbeu dhe Apollonia, një ekip nga Greqia si Kosturi dhe kombëtarja e veteranëve të Ukrainës do të jenë ekipet që do të përballen në qytetin juglindor të Korçës, në miniturneun ndërkombëtar.
Të datën 4 tetor dhe më konkretisht ditën e dielky miniturne do të zbresë në juglindje, teksa një ditë më parë turneu do të ketë luajtur ndeshjet e para në Kostur të Greqisë.
Në ditën e parë në Greqi, do të jenë te ekipe greke dhe kombëtarja e Ukrainës që do të luajnë mes tyre, ndërkohë që më 4 tetor turneu do të zbresë në Korçë, ku në orën 15 Kosturi do të vihet përballë Apollonisë dhe më pas në orën 16:30 Skënderbeu do të përballet me kombëtaren e Ukrainës.
Nuk është hera e parë që në qytetin juglindor zhvillohen turne mes veteranëve dhe edhe këtë herë i urojmë Skënderbeut shumë suksese në këtë turne ndërkombëtar, aq më tepër ndaj kombëtares së Ukrainës.
Më poshtë gjeni dhe kalendarin e ndeshjeve.
“KORÇA BOOM”
















