top of page

Vatër zjarri në Mëmëlisht të Pogradecit, era përhap flakët me shpejtësi

53 minutes ago
1 min read

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët. 


Forcat e shërbimit zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.


Deri më tani, po ndërhyjnë dy automjete zjarrfikëse, një cisternë uji si dhe janë angazhuar edhe banorët e zonës.


Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page