top of page

Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Korçën!

5 hours ago
1 min read

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte miratimi i mendimit zyrtar lidhur me procesin e rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.


Në mbledhje u shqyrtua propozimi për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, mendim i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të këtij procesi.


Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Maliqit votuan kundër propozimit.


Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro.


Nga ana tjetër Korça voton pro bashkimit me Bashkinë e Maliqit./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page