top of page

“Liri a Vdekje” rikthehet në ekranin e madh, pasuri e restauruar e kujtesës sonë kombëtare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 28
  • 2 min read

Tiranë, 27 Shtator 2025, mbrëmjen e djeshme, në sallën e Kinema Millenium, pas dhënies së çmimeve të TIFF, në bashkëpunim me Tirana Film Institute u shfaq në praninë e publikut, artistëve, studiuesve dhe dashamirësve të kinematografisë shqiptare premiera e versionit të restauruar të filmit “Liri a Vdekje” (1979), një nga veprat e rëndësishme të historisë së filmit shqiptar.


Ky projekt u realizua nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) si pjesë e misionit për shpëtimin, restaurimin dhe digjitalizimin e fondit të trashëgimisë filmike kombëtare. Procesi teknik përfshiu restaurimin e pelikulës origjinale 35 mm, përmirësimin e zërit dhe imazhit, duke e rikthyer filmin në një gjendje të denjë për ekranin dhe për brezat e rinj.


Pak histori


Filmi me regji të Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitros premierën e parë pati në 5 Maj të vitit 1980. Skenari u shkrua nga Vath Koreshi, Kompozitor Kujtim Laro, Operator Petraq Lubonja, Piktor Arben Basha, Montazhi Shpresa Papavllo, Zëri Lirim Mulosmani, numri i akteve 15, 130 minuta, xhiruar tërësisht në Gjirokastër.


1979, si u prit dhe si u diskutua filmi në rrethin e Kinostudios? 


Diskutimi i filmit ne mbledhjen e Këshillit Artistik te dt. 20.12.1979 ku diskutuan Faruk Basha, Piro Milkani, Dhimitër Anagnosti, Llazar Siliqi, Niko Koleka, Vangjush Zallemi.

Filmi vlerësohet nga të gjithë pozitivisht me disa vërejtje dhe sugjerime të pjesshme.


Diskutimi i filmit nga Repertcomi në dt. 21.12.1979 ku diskutojnë Vangjush Zallemi, Shaban Baxhaku, Hajro Zeneli, Vath Koreshi, Jakup Mato, Riza Hajro, Gjergji Pano, Piro Hito, Anastas Kondo. Filmi vlerësohet pozitivisht me disa sugjerime e vërejtje të pjesshme.


Ky është vetëm një nga titujt e shumtë që do të ndjekin të njëjtin fat, për ta bërë të gjallë dhe të prekshëm thesarin filmik të Shqipërisë.


Restaurimi i këtij filmi ishte  projekti i radhës i restaurimit i realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me mbështetjen e programit “Sezoni i Filmave Klasikë” të ACE – Association des Cinémathèques Européennes.


“Restaurimi digjital i “Liri a vdekje” është kryer në studiot e “Augustus Color” në Romë me elementet origjinalë të skanuara në 4K në AQSHF./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page