Dhunë fizike dhe vjedhje parash, dy raste nën hetim nga Policia e Korçës
- 2 hours ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetas, të përfshirë në ngjarje të ndryshme.
Në rastin e parë, shtetasi I. R., 34 vjeç, banues në fshatin Lashovë, Kolonjë, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçar, të cilin më pas e ka kanosur për motive të dobëta.
Ndërkohë, është proceduar edhe shtetasja A. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash në banesë ish-bashkëjetuesit të saj. Gjatë kontrollit në banesën e saj, policia gjeti dhe sekuestroi një pjesë të shumës së parave që dyshohet se ishin vjedhur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















