top of page

Lojë e ashpër dhe përplasje në Kategorinë e Dytë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 8
  • 1 min read

Sot u zhvilluan dy sfida të rëndësishme të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan tensionet dhe kartonët, deri edhe te të kuqtë.


Në përballjen Bylis B – Partizani B, skuadrat ndanë pikët me një barazim 1-1. Abullahi kaloi Bylisin në avantazh në minutën e 23, por Kola barazoi për Partizanin në të 83’. Arbitrimi i Çokajt nxorri 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, duke reflektuar intensitetin e lartë të takimit.


Ndërsa në sfidën Gramshi – Naftëtari, ekipi nga Kuçova triumfoi 2-1 me golat e Godoy Narezzi (12’) dhe Obinna (49’), ndërsa Aliu shënoi për Gramshin në minutën e 85’. Edhe në stadiumin “Nexhip Trungu” pati tensione, lojë të ashpër dhe një karton të kuq.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page